Inteligjenca Artificiale mund të impaktojë tregun global të punës deri në 40%. Analiza e fundit e realizuar nga OKB, mbërrin pas atyre nga FMN dhe World Economic Forum, që ndajnë të njëjtat konkluzione.
Në raporte parashikohet që brenda vitit 2033 tregu botëror i IA do të arrijë në 4.8 trilionë Dollarë, pak a shumë sa e gjithë ekonomia gjermane.
Vihet re alarmi i krijimit të një oligopoly, dhe aksesimi në infrastrukturë e kompetencat e IA duhet të qëndrojnë në vetëm disa fusha të ekonomisë. Gjigandet e teknologjisë si Apple, Nvidia dhe Microsoft kanë secili një vlerë tregu prej rreth 3 trilion Dollarësh, gati e barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto të të gjithë kontinentit afrikan.
Dhe kryesimi i tregut, mund të zgjerojë edhe me shumë diferencat teknologjike duke lënë kështu vende në zhvillim të mbeten prapa edhe më tepër. Sikurse IA mund të jetë katalizator për progresin dhe evolucion, produktivitet, etj, mund dhe do të sjellë edhe automatizim të proceseve dhe zëvendësim për atë të vendeve të punës, përfshirë këtu jo vetëm profesionet manuale, por edhe ato intelektuale. 118 vende veçanërisht në jug të botës, nuk e kanë në program përdorimin e IA.
Sipas OKB, veçanërisht vendet në zhvillim duhet të investojnë më shumë në këtë sektor, në mënyrë që të kenë më tepër avantazhe dhe që hendeku mos të thellohet në krahasim me vendet e pasura dhe që ekonomia të ndihmohet për t’u ngritur.