Image 133
Në tentativë për t’i ikur policisë, një 27 vjeçare vdiq në mënyrën më tragjike të mundshme. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Güler Erdogan e cila sapo kishte marrë kurorën e “Miss Europa-Kosova”.
E reja pasi kishte festuar Bajramin me familjarët në qytetin e lindjes, kishte dalë me miqtë e saj në një klub nate. Ishte ky moment që shenjoi gjithçka. Policia e ndaloi teksa ajo i jepte makinës e dehur. Kur kuptoi se ishte në telashe, Güler doli nga makina dhe vrapoi në tentativë për t’u arratisur drejt një mbikalimi.
Humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 15 metra, nga ura në autostradë. Fatkeqësisht, në atë moment ajo u përplas edhe nga një makinë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ajo ishte edhe modele me një sërë kontratash me brande të njohura, ndërsa nga Instagrami i saj janë hequr të gjitha fotot duke u zëvendësuar me një postim të familjes ku thuhet: “Mos besoni lajmet e rreme dhe informacionet që qarkullojnë për vdekjen e vajzës tonë. Ajo humbi jetën si pasojë e një aksidenti.”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights