Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Universiteti i floridas 1024x630

Policia tha se autori është djali i zv.sherifit të një qarku dhe kishte marrë armën e nënës së tij

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje, në Universitetin Shtetëror të Floridas.

Policia njoftoi se djali i një zëvendëssherifi vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë në mjediset e universitetit.

Gjatë kësaj ngjarjeje edhe autori u qëllua nga oficerët e policisë dhe ndodhet në spital.

Policia beson se autori veproi i vetëm dhe motivi nuk dihej. I dyshuari kishte marrë pistoletën e nënës së tij, e cila dikur shërbente në polici, ndërsa pas largimit nga puna e kishte blerë për ta mbajtur si armë personale.

Autori 20-vjeçar ishte gjithashtu student, ndërsa dy personat që u vranë nuk ishin studentë.

Të shtënat masive në kampuset e shkollave në SHBA janë bërë tragjedi të përsëritura vitet e fundit. Incidenti i së enjtes ishte i dyti të shtëna në kampusin e Universitetit të Floridas në 11 vjet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights