Nis numerimmi i votave te greqise 1024x576

Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet.

Numri total i zarfeve është 53 290.

Mbi 53 mijë vota u lanë mënjanë që prej 12 Majit, pas “përplasjeve” mes subjekteve politike lidhur me to. Ishte Partia Demokratike ajo e cila ka pretenduar që në fillim se votat e shqiptarëve në Greqi janë manipuluar, ndërsa kanë ankimuar për këtë në KAS.

Siç bëhet me dije, edhe dje në orët e vona të mbrëmjes, PD ka dërguar sërish ankesë pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për pezullimin e këtij procesi, megjithatë Kolegji Zgjedhor dhe KQZ vendosën “zhbllokimin”.

Kujtojmë se në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD pësoi një disfatë pasi mori vetëm 50 mandate. Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights