📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shkolla franceze

Në mbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, morën pjesë në inaugurimin e shkollës franceze të kodimit “École 42”. E vendosur në Piramidën e Tiranës, kjo shkollë është pjesë e një rrjeti të pranishëm në 31 shtete dhe është e përqendruar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit.

Presidenti Macron u njoh nga afër me projektin, duke biseduar me drejtues dhe studentë të këtij programi, me të cilët realizoi edhe një fotografi përkujtimore. Ndërkohë, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, u nënshkrua marrëveshja për inovacionin, firmosur nga ministri shqiptar për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhe, dhe ministrja franceze e deleguar për Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë.

Të shtunën, Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e më pas do të marrin pjesë në një forum me titullin “Investime në një Evropë të Ndërlidhur.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights