📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Administrata Gjyqesore ne Bojkot 1 696x464

Administrata e Gjykatës së Tiranës ka bojkotuar sot punën në shenjë proteste për shkak të moskalimit të pagave të muajit gusht.

Megjithëse punonjësit e administratës gjyqësore nuk janë palë në konfliktin institucional që ka lindur lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve, ato janë prekur drejtpërdrejt nga bllokimi i pagave.

Avokati Arben Llangozi shprehet në një postim në rrjetet sociale se “bojkoti rrezikon të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin normal të gjykatës, pasi administrata është hallkë thelbësore për regjistrimin dhe administrimin e çështjeve, komunikimin e akteve, vënien në dispozicion të vendimeve dhe dokumentacionit, si dhe një sërë shërbimesh të tjera për qytetarët dhe avokatët”.

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte përcaktuar Gjykata Kushtetuese.

KLGJ dhe KLP vendosën të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke rritur pagën referuese të magjistratëve. Ata argumentuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i detyrueshëm dhe përcaktuan rritjen me pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë për shtesën e kualifikimit.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar se situata e krijuar duhet të marrë zgjidhje përfundimtare përmes plotësimit të boshllëkut ligjor në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Gogu ka sqaruar se problemi i krijuar lidhet me mungesën e bazës ligjore për formulën e pagës së magjistratëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, në orën 15:00, kryetarët e gjykatave do të zhvillojnë një mbledhje në Gjykatën e Lartë, ku pritet të diskutohet pikërisht kjo çështje.

Për pagat e bllokuara, sot janë mbledhur edhe drejtuesit e prokurorive.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights