📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
7373e977 7cea 4c2a 858e 9c7d0aa79458 696x464

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja do të jetë e pranishme në çdo protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se PD do të mbështesë protestat studentore dhe do të jetë e pranishme  përmes anëtarëve të Forumit Rinor, drejtuesve dhe deputetëve të saj.

Ai shtoi se anëtarët e Forumit Rinor të PD-së nga universitetet dhe shkollat e larta kanë marrë pjesë në protestë që prej fillimit dhe do të vijojnë të jenë pjesë e saj.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga PD nesër, në mbështetje të studentëve që po protestojnë në Tiranë.

“Nesër është thirrur protestë kombëtare e PD në mbështetje të studentëve dhe unë edhe njëherë i them Edi Ramës, hiq dorë nga dhuna ndaj studentëve sepse në mënyrë absolute vendosmëria jonë është mbrojtja e tyre me të gjitha mjetet në rast nevoje”, tha Berisha.

“Dhuna me studentët nuk do të tolerohet jo vetëm nga të afërmit e tyre, por nga asnjë qytetar shqiptar. Ndaj dhe nesër të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë, do vërshojnë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’i dhënë mësimin e duhur Edi Ramës: mos prek studentët. Studentët po sakrifikojnë me një guxim të paparë në rrugët dhe sheshet e Tiranës për çdo shqiptar”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights