📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvendiii 1024x574

 

Pas një muaji pushimesh, politika shqiptare rikthehet sot në 8 shtator. Deputetët do të mblidhen në orën 17:00 në sallën e Kuvendit, për të hapur zyrtarisht sesionin e ri.

Nisja e punimeve vjen një ditë më vonë nga afati i parashikuar, pasi e hëna e parë e shtatorit përkoi me një ditë pushimi zyrtar. Me rikthimin në Parlament, mazhoranca dhe opozita do të përballen sërish në një sesion që pritet të shoqërohet me debate të forta politike.

Seanca e parë do të ketë karakter ceremonial dhe do të drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në rendin e ditës nuk janë parashikuar diskutime të gjata apo votime të rëndësishme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e grupeve parlamentare do të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë deklaratat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ende nuk ka konfirmuar nëse do jetë në sallë, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të jetë i pranishëm pasi ndodhet në SHBA për një aktivitet politik të republikanëve.

Një prej çështjeve që pritet të marrë vëmendje që në nisje të sesionit është edhe ndryshimi në qeveri. Dekreti presidencial për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë pritet të mbërrijë në Kuvend, duke i hapur rrugë betimit të saj. Socialistët duhet të përcaktojnë edhe emrin e ri që do të marrë postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit pritet një tjetër skenar. Protestuesit e “Revolucionit të Flamingove”, që prej javësh vijojnë qëndrimin në shesh, kanë paralajmëruar protesta në momentin kur deputetët do të rikthehen në Parlament. Përballë kësaj situate, policia pritet të forcojë masat e sigurisë dhe të vendosë një perimetër për lëvizjen e deputetëve.

Edhe brenda Kuvendit pritet të ketë përplasje. Propozimi i socialistëve për riorganizimin territorial të vendit, i hedhur në diskutim gjatë gushtit, ka hapur një tjetër front debati me opozitën. Në tryezë është ideja për reduktimin e numrit të bashkive, nga 61 në 46, ndërsa reforma territoriale vijon të mbetet pa një dakordësi mes palëve.

Përplasjet politike pritet të intensifikohen edhe për shkak të zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Edhe pse gara është ende disa muaj larg, partitë kanë nisur lëvizjet e para për konsolidimin e strukturave dhe afrimin me elektoratin.

Mazhoranca po përgatitet të hyjë në terren me nisma të reja politike, ndërsa opozita pritet të nisë organizimin e saj për zgjedhjet vendore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights