Aksion policia arrestim 1024x587

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Armët, dy pistoleta dhe municion luftarak, dyshohet se do të shiteshin në Tiranë për vlerën 10 mijë Euro.

Gjatë aksionit të koduar “Suspend”, u arrestuan dy persona; A.P. 23 vjeç dhe K.P. 53 vjeç banues në Kosovë, të cilët u ndaluan në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”.

Armët e zjarrit u gjetën në automjetin e tyre.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy të arrestuarve, si dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights