Mikroorganizma

Janë gjetur mikrobe të gjalla në brendesi të një shkëmbi 2 mld vjeçar. Zbulimi mjaft i rëndësishëm, ripërkufizon kufijtë e mbijetesës. Sipas kreut të ekipit kërkimor nga Universitetit i Tokyos, nuk dihej dhe as mendohej që masive shkëmbore kaq të lashtë të mbanin edhe mikroorganizma të gjallë, ndërkohë që deri me sot rekordi ishte shënuar mbi një depozitë 100 mln vjeçare.

Kampioni është gjetur në një zonë në Afrikë të Jugut, në një masiv shkëmbor me thellësi 8.8 km, nga ku është shkeputur një kampion prej 30 cm në rreth 16 m thellësi.

Zbulimi ofron për shkencën një mundësi të jashtëzakonshme, për të vrojtuar arganizmat e mbijetuar mer kaq shumë kohë dhe do t’i shërbejnë studimit për të kuptuar kapacitetet e tyre për pështatje në kushte ekstreme.

Gjithashtu do shërbejë edhe për vezhgimin e materialeve që aktualisht po mblidhen në planetin Mars nga roveri Perseverance i Misionit të Nasës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights