Berisha me gazetaret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilëson si fyese dhe diskriminuese ndaj personave me autizëm. “Autizmi është zbuluar tek fëmijët, por tani edhe tek të rriturit. Këtë sëmundje e ka pasur Hitleri, e ka pasur Enveri,” u shpreh Berisha, duke e quajtur deklaratën e Ramës një “super skandal”.

Berisha theksoi se pas sfidave të autizmit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i prindërve dhe veçanërisht i nënave që përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha. Ai akuzoi Ramën për përçmim dhe mungesë njerëzillëku, duke thënë se “është turp që një njeri që shprehet kështu të quhet prind apo baba”.

Kreu i PD Sali Berisha: Autizmi është zbuluar edhe tek të fëmijët, por tani është zbuluar edhe tek të rriturit. Këtë sëmundje e ka pasur Hitleri, e ka pasur Enver Hoxha. Është një super skandal, është keqpërdorim prapa së cilit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm. Nënat që kanë fëmijë të tillë, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme. Dhe, ky del me këtë frazë përçmuese. Është turp të quhet prind ky, të quhet baba ky, me këtë fjalë që thotë për këta fëmijë heronj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights