📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kashmir mak 752x440

Ky filmim dëshmon njërin prej shpërthimeve të fuqishme të shkaktuara nga goditjet me raketa të ushtrisë së Indisë në Pakistan, natën e kaluar.

26 të vrarë mes të cilëve edhe fëmijë dhe 46 të plagosur njoftuan autoritetet pakistaneze në anën e tyre.

Raketat indiane goditën disa objektiva në Pakistan dhe në zonën pakistaneze të rajonit të Kashmirit.

Në kundërpërgjigje të operacionit ushtarak indian të emërtuar Sindor, Pakistani rrëzoi 5 avionë ushtarakë indianë dhe kreu sulme brenda territorit të Indisë me një bilanc prej 10 të vdekurish.

Presidenti amerikan Donald Trump iu bashkua thirrjeve të shumta nga komuniteti ndërkombëtar që u kërkuan palëve të ndalin përshkallëzimin e tensioneve.

Trump i quajti sulmet indiane ndaj Kashmirit “të turpshme”.

Konflikti i përgjakshëm për Kashmirin mes Indisë dhe Pakistanit është i hershëm dhe daton që prej viteve 70.

Vala e fundit e përshkallëzimit të tensioneve erdhi pas sulmit të 22 prillit, kur persona të armatosur vranë 28 civilë, përfshirë turistë në Kashmirin e administruat nga India.

Autoritetet indiane fajësuan Pakistanin për sulmin, por Islamabadi mohoi autorësinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights