Një zyrtar i lartë i Hamasit për herë të parë ka deklaruar se grupi militant nuk është më i interesuar në bisedime për armëpushim me Izraelin pas zgjerimit të ofensivës në Gaza.
Bassem Naim tha për BBC-në se grupi i armatosur palestinez nuk do të angazhohet me propozime të reja.
“Hamasi do t’i dorëzojë armët e tij vetëm nëse lufta mbaron dhe krijohet një shtet i pavarur palestinez”, u shpreh ai.
Ofensiva nuk do të fillojë deri pas vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon javën e ardhshme, duke i dhënë Hamasit atë që e quajtën një “dritare mundësie” për të rënë dakord për një marrëveshje. Britania, Franca dhe OKB-ja kanë kritikuar planet e reja të Izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në vrasjen e panumërt të civilëve dhe në shkatërrimin e mëtejshëm të Gazës.