Presidenti malazez Jakov Milatoviç ka marrë mbështetjen e homologut të tij sllovak, Peter Pellegrini, që vendi i tij të mbyllë të gjitha kapitujt e negociatave deri në vitin 2026, me synim anëtarësimin e plotë në vitin 2028.
Milatoviç tha se për Malin e Zi ka ende punë për të bërë për sundimin e ligjit, ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, por se me vullnet politik dhe mbështetje teknike nga shtetet anëtare, të gjitha sfidat mund të kapërcehen.
Presidenti sllovak vuri në dukje kompleksitetin e procesit të negociatave me BE-në pasi se çdo vend duhet të kalojë nëpër reforma që, sipas tij janë të dhimbshme.
Mali i Zi do të jetë vitin e ardhshëm organizatori i Samitit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.