Wirty 780x439

Liverpuli zyrtarizoi transferimin e sulmuesit 22-vjeçar, Florian Wirtz. Kampionët e Anglisë e blenë nga Bajer Leverkusen, për shifrën rekord të 150 milionë eurove. Ky është investimi më i lartë në historinë e klubit, por edhe blerja e tretë me e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Përpara tij pozicionohen vetëm Neymar, që në vitin 2017 u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro dhe Kylian Mbappé, për të cilin PSG pagoi 180 milionë euro te Monako në 2018-ën.

“Jam i lumtur dhe krenar. E prisja këtë transferim që më në fund u formalizua. Po pres me padurim të nis këtë aventurë të re. Mendoj se erdhi momenti të bëja hapin tjetër në karrierë dhe zgjodha Liverpulin se është një prej ekipeve më të mëdha.”

Wirtz firmosi kontratë 5-vjeçare në Anfilld Roud. Sipas mediave gjermane, “Reds” paguan menjëherë 130 milionë euro, ndërsa 20 milionë të tjera do të jenë në formë shpërblimesh për arritjen e objektivave, numrin e ndeshjeve të luajtura, por edhe që lidhen me fitimin e trofeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights