📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Uzuni x Asllani 2048x1365 1 696x464

Kampionatet europiane dhe ai amerikan kanë hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku protagonistë kanë qenë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për Beshiktashin, duke ngushtuar diferencën në ndeshjen ndaj Samsunsporit.

Në Rusi, Nazmi Gripshi dhuroi një asist që e kaloi në epërsi ekipin e tij, Rubin Kazan.

Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, mesfushori kuqezi u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon të konfirmohet si një pikë kyçe e skuadrës së tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e fundit të Austin ndaj Torontos.

Ndërkohë, në ndeshjet e fundit, si titullarë u aktivizuan Strakosha, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu, Gripshi dhe Daku, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights