📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Af45f79b 17eb 43ef f853 08de3c642a37 w1080 h608 s

Teksa Kosova pret përmbylljen e plotë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vënë theksin te nevoja për bashkëpunim politik në funksion të ngritjes së institucioneve të reja.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, Kurti ka kujtuar se procesi kërkon konsensus më të gjerë politik, për shkak të detyrimeve kushtetuese që lidhen me votimin në Kuvend.
“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën, për shkak të kërkesave që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi të gatshëm, të vullnetshëm dhe të interesuar për komunikim e bashkëpunim”, u shpreh ai.

Kurti nënvizoi se fokusi aktual mbetet përmbyllja e procesit zgjedhor, duke theksuar se vetëm pas certifikimit të rezultateve mund të nisin zyrtarisht diskutimet për hapat e ardhshëm politikë.
“Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Pasi të përfundojë ky proces, do të mund të bisedojmë për formimin e institucioneve të reja”, deklaroi Kurti.

Ai ritheksoi se Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit parazgjedhor kanë dalë fitues të zgjedhjeve dhe, sipas tij, do të jenë forca që do të udhëheqë procesin e krijimit të institucioneve të legjislaturës së re.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë dhe do të jetë bartëse e themelimit të institucioneve të legjislaturës së njëmbëdhjetë”, tha ai.
Në përfundim, kreu i ekzekutivit në detyrë u shfaq optimist për ecurinë e proceseve politike në vend, duke shprehur bindjen se si konstituimi i Kuvendit, ashtu edhe formimi i qeverisë së re do të realizohen pa pengesa.

“Jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë, si për konstituimin e Kuvendit, ashtu edhe për formimin e Qeverisë”, deklaroi Kurti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights