📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 330 1024x576

Vijon numërimi i votave për zgjedhjet në Kosovë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po përpunohen votat e ardhura nga përfaqësitë diplomatike dhe ato të dërguara me postë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi i votave me postë është procesuar vetëm një kuti nga gjithsej 57. Në këtë fazë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 315 vota, ose 78.75%.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 65 vota (16.25%), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 17 vota (4.25%). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 2 vota, ndërsa partia e turqve të Kosovës, KDTP, ka marrë 1 votë.

Ndërkohë, në numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, janë procesuar 46 nga gjithsej 47 vendvotime (97.87%). Edhe këtu LVV kryeson me 18,282 vota (83.25%), e ndjekur nga PDK me 1,561 vota (7.11%) dhe LDK me 1,458 vota (6.64%). AAK ka marrë 454 vota (2.07%).

Në total, sipas rezultateve të përmbledhura preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota, duke arritur 43.65% dhe duke siguruar 50 ulëse në Kuvend.

PDK renditet e dyta me 23 ulëse (20.82%), LDK e treta me 19 ulëse (17.07%), ndërsa AAK me 8 ulëse (7.09%). Për rezultatet mbi numërimin e votave, klikoni KËTU!

Më poshtë, kandidatët më të votuar në katër partitë kryesore shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Albin Kurti – 240.150 vota
Glauk Konjufca – 189.043 vota
Albulena Haxhiu – 111.168 vota
Hekuran Murati – 95.493 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 90.769 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Bedri Hamza -113.953 vota
Përparim Gruda – 69.197 vota
Arian Tahiri – 60.174 vota
Uran Ismaili – 56.260 vota
Vlora Çitaku – 38.019 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Vjosa Osmani Sadriu – 78.610 vota
Lumir Abdixhiku – 71.424 vota
Doarsa Kica Xhelili – 56.352 vota
Hykmete Bajrami – 44.461 vota
Avdullah Hoti – 40.898 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Ardian Gjini – 39.508 vota
Ramush Haradinaj – 35.491 vota
Daut Haradinaj – 26.741 vota
Besnik Tahiri – 23.293 vota
Bekë Berisha – 19.246 vota

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights