Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar rrezik të madh për humbjen e fondeve për Kosovën nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si pasojë e situatës së re për shkak të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme dhe vonesave në realizimin e reformave.
Rafuna foli edhe për ndikimin e faktorëve globalë në ekonominë vendore, duke theksuar se Kosova ka importuar inflacion për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe derivateve.
Kosova ka përfituar 63 milionë euro si parafinancim nga pakoja prej rreth 880 milionë eurosh, pjesa tjetër e fondeve mbetet e kushtëzuar me përmbushjen e reformave.
