📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Droga1

Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka rritur ndjeshëm kontrollet e papritura brenda lagjeve dhe në blloqet e pallateve.

Qëllimi i këtyre operacioneve është goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës, si dhe identifikimi i të rinjve përdorues, të cilët shpeshherë zgjedhin zona të izoluara pranë banesave për konsumim.

Këto masa janë marrë pas ankimeve të banorëve të shqetësuar, që kanë raportuar rastet e përdorimit të lëndëve narkotike në zona të banuara, duke rrezikuar sigurinë e komunitetit.

Policia garanton se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin e përhapjes së drogës dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe ambienteve të shkollave, ku kontrolli do të jetë më rigoroz.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights