Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 04 23 115956 696x409

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka një strategji që vendos vajzat dhe gratë në zemër të transformimit teknologjik, duke nxitur dhe mbështetur praninë e tyre në këtë fushë.

Në një aktivitet të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Koçiu u ndal te transformimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Ky transformim, sipas saj, lidhet me standardet që vendi po ndërton dhe me mundësitë që u ofron të rinjve.

“Ne jemi tërësisht të vetëdijshëm që AI dhe teknologjia e informacionit ofrojnë mundësi unike për të kapërcyer hendekun historik të zhvillimit. Kemi ndërtuar një sistem prej 1300 shërbimesh që ju ofrohen qytetarëve shqiptarë pa kohë pritje. Digjitalizimi i shërbimeve është vetëm një pjesë e një mozaiku shumë të madh”, shtoi Koçiu.

Programi “Shqipëria 2030”, sipas zv/kryeministres Koçiu, e ngre nivelin e ambicieve të vendit në një standard krejt të ri.

Koçiu solli në vëmendje zbatimin e agjendës digjitale 2022-2026, e cila fokusohet në harmonizimin  e politikave për të siguruar përfitime të barabarta për gratë dhe vajzat dhe për fuqizimin e tyre.

Në këtë drejtim, Koçiu theksoi se përparimi teknologjik e humbet qëllimin nëse nuk ecën përpara krah për krah me emancipimin dhe shpërbërjen e barrierave për ngritjen e një barazie të plotë gjinore.

“Avancimi nuk është çështje algoritmesh por ka të bëjë me mundësi të barabarta. Në këtë drejtim platforma e-Albania jo vetëm që është një sportel i vetëm për shërbimet publike por është gjithashtu një platformë që garanton qasje të barabartë ndaj shërbimeve digjitale dhe i bën ato realitet. Kjo vjen me një përfitim të madh për gratë, pasi bashkë me stimujt e tjerë fiskalë ndihmon gratë dhe vajzat për të hapur më lehtësisht bizneset e tyre”, tha Koçiu.

Zv/kryeministrja theksoi po ashtu se “sot më shumë gra se kurrë po menaxhojnë biznese apo po çojnë vendin e tyre në tregje ndërkombëtare”.

Duke u ndalur te arsimimi dhe zhvillimi i aftësive, Koçiu theksoi se në këtë drejtim ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm.

“Sistemi që kemi ndërtuar, duke nisur nga TUMO e duke e shtrirë në shkollat tona, promovon rritjen e pjesëmarrjes së grave në fushat e teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës si dhe në avancimin e IA. Po kështu edhe profesione të programuesve dhe zhvilluesve të softuerëve që deri 10 vjet më parë ishin në domain-in e djemve dhe burrave shohin tani pjesëmarrje më të madhe dhe të barabartë nga vajzat dhe gratë”, tha Koçiu.

Një shtyllë kryesore e programit “Shqipëria 2030”, sipas Koçiut është edhe siguria për mbrojtjen digjitale.

“Sipas të dhënave ndërkombëtare, 1 në 3 vajza përjeton një formë të caktuar të ngacmimit online apo bullizmit online. Kjo është e papranueshme për ne dhe pavarësisht gjithçkaje që kemi bërë, kemi ende shumë për të bërë”, shtoi ajo.

Koçiu theksoi se Shqipëria ka dëshmuar tashmë që mund të ecë shpejt në transformimin digjital.

“Shumë gra e vajza tashmë janë pjesë e atyre historive të suksesit. Ne kemi tashmë Mira Muratin, por në Ditën Ndërkombëtare të TIK duhet ta bëjmë më të lehtë për ‘Mirat’ e së ardhmes për të çliruar potencialin e tyre të plotë në çdo fushë”, tha Koçiu.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights