Ajola xoxa spak 1024x576
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar ankimin e bërë nga shtetasja Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Xoxa ka kërkuar që të hiqet masa e sigurisë së sekuestrimit të sendeve të saj personale. Telefoni, dokumente dhe materiale të tjera që u bllokuan nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara në Dhjetor të vitit të shkuar, do të vijojnë të qëndrojnë në duart e hetuesve. Në njoftimin e GJKKO-së shkruhet se Xoxa ka mundësi të ankimojë këtë vendim brenda 45 ditëve duke nisur nga dita e nesërme. Mbi Xoxën rëndojnë 3 akuza: korrupsion pasiv të kryer në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ajo ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria e Posaçme e ka konsideruar celularin e Xoxës një provë të rëndësishme për hetimet e saj, ndaj dhe Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar argumentet e pretenduara të mbrojtësve ligjorë të gruas së kryebashkiakut të Tiranës. Deri më tani raportohet se celulari i saj pritet të qëndrojë i sekuestruar deri në përfundim të hetimeve. Sakaq, ditën e djeshme, është kryer një kontroll në apartamentin një kat më sipër të banesës së çiftit Veliaj-Xoxa. Njoftimi i GJKKO-së: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 15.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 92, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses A.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 20.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi kundërshtimin e vendimit të prokurorit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi: • Miratimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 20.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights