2583537c 12d8 4ef5 9dc0 74ee226ebd56 696x522

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar sot urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj tre punonjësve të Policisë dhe tre punonjësve të IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Personat e pezulluar janë: inspektor Y. K., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor D. K., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër, inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, pati dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights