Mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Pallatin e Brigadave është shtyrë.
Burimet bëjnë me dije se mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.
Mbledhja e parashikuar për sot do të mbahet nesër ora 9:30 përpara nisjes së seancës plenare në parlament.
Takimi ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Brigadave, ku në fokus do të ishte raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” si dhe një prezantim për “Pasqyrë Albania”.
