Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Një grup të rinjsh kanë shkulur nga vendi kangjellat metalike të vendosura në rrugë, ndërsa kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë.
Studentët kanë nisur aksionin e tyre që prej mëngjesit të sotëm, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshim dhe kanë bërë thirrje kundër qeverisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar tashmë pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e studentëve në Tiranë ka nisur rreth 2 orë para orarit të paralajmëruar.
Gjatë tubimit, studentët kanë hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonë.
Mbetet për t’u parë reagimi i forcave të rendit.
