Gjermani 1024x576

Agjencia e Inteligjencës së Brendshme gjermane e ka klasifikuar zyrtarisht partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “organizatë ekstremiste”.

Sipas agjencisë kjo parti kërcënon demokracinë, një veprim që i mundëson asaj të monitorojë më mirë partinë që doli e dyta në zgjedhjet federale të Shkurtit.

Agjencia ka bërë të ditur se tani ka prova përfundimtare se partia punon kundër sistemit demokratik të Gjermanisë. Një raport i brendshëm prej 1,000 faqesh, sipas transmetuesit publik gjerman ARD, përmend shkelje të parimeve themelore kushtetuese, siç janë dinjiteti njerëzor dhe sundimi i ligjit.

Statusi duhet ta bëjë më të lehtë për autoritetet që të përdorin metoda sekrete për të monitoruar partinë, për shembull duke rekrutuar informatorë konfidencialë dhe duke përgjuar komunikimet. “Koncepti i bazuar në etni dhe prejardhje i njerëzve që mbizotëron brenda partisë nuk është i pajtueshëm me rendin e lirë demokratik”, tha Agjencia e Inteligjencës vendase në një deklaratë.

Kjo gjithashtu ka sjellë shqetësim tek partitë pasi do të përballen me presion në rritje për të përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në në çdo nivel të qeverisjes. Vendimi vjen disa ditë para se udhëheqësi konservator Friedrich Merz të betohet si kancelari i ri i Gjermanisë dhe mes një debati të nxehtë se si të veprohet me Alternativën për Gjermaninë në parlamentin e ri.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights