Pas disa ditësh sulmesh të ndërsjellta mes Indisë dhe Pakistanit është rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.
Ky vendim u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social ku shkruan: ”Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Urime të dy vendeve për përdorimin e logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së madhe.”
Është pikërisht ky rajon që është në zemër të konfliktit mes dy vendeve të cilat kanë mosmarrëveshje territorial. Të dy vendet e pretendojnë Kashmirin si të tyren, por në realitet kontrollojnë pjesë të ndryshme të territorit.