Image 101

Thellohet lufta tregtare globale. Tarifat “reciproke” të Presidentit Donald Trump, që ndajnë dhjetëra vendeve kanë hyrë në fuqi duke përfshirë tarifat në masën 104% për mallrat kineze.

Vendimi për tarifa shtesë ndaj Kinës erdhi pasi Pekini refuzoi të përmbushë afatin e Trump për të tërhequr tarifat ndaj produkteve amerikane. Qeveria kineze pritet të ketë kundërmasat e saj së shpejti. Teksa Pekini është zotuar se do të luftojë deri në fund, shumë vende të tjera kërkojnë marrëveshje me administratën amerikane.

Administrata e Trump ka planifikuar bisedime me Korenë e Jugut dhe Japoninë, dy aleatë të ngushtë dhe partnerë kryesorë tregtarë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila do të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme.

Me përjashtim të Meksikës dhe Kanadasë, partnerët e tjerë kryesorë tregtarë të Amerikës nuk u kursyen në këtë raund. BE-ja u godit me një tarifë reciproke prej 20%, Kina me 34%, Japonia me 24%, Vietnami me 46% dhe Koreja e Jugut me 25%.

Disa ekonomistë kanë paralajmëruar se në fund të fundit konsumatorët amerikanë ka të ngjarë të mbajnë peshën kryesore të luftës tregtare, duke u përballur me çmime më të larta. Efektet e plota të tarifave mund të mos ndihen për ca kohë, pasi çdo mall në tranzit që nga mesnata do të përjashtohet nga tarifat e reja për sa kohë që ato mbërrijnë në SHBA deri më 27 Maj. Menjëherë pas vendosjes së tarifave, tregjet e aksioneve të Azisë dhe Europë ranë ndjeshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights