Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bëri sot apel çdo shqiptari që të mbështesë çdo protestë kundër qeverisë.
Në ceremoninë përkujtimore të rënies së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari, Noka kujtoi se ai i priu me guxim dhe kurajo protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë.
“Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci, është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit”, tha Noka.
Noka u shpreh se kjo duhet të jetë dita që simbolizon betejën dhe kryengritjen.
“Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin”, tha Noka.
