📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ish kreret e UCK ne hage hashim kadri rexhep selimi jakup krasniqi 1024x683
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë në pritje të vendimit të gjykatës së Hagës, proces i cili do të zhvillohet më 16 shtator. “Farsa është në ditët e fundit” shkruan Rama krahas një video të publikuar në rrjete sociale kushtuar 4 çlirimtarëve, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veselit. “Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama. Ndërkohë Kosovë e diasporë është ngritur sot në këmbë për të marrë pjesë në tubimin “Marshi për Liri” në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ndërsa të njëjtat aktivitete janë lajmëruar dhe në ditët në vijim me shpresën për kthimin në shtëpi të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgimin e Hagës që prej vitit 2020. Në shesh janë vendosur postera me fotografitë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit me mesazhet “Kosova po pret” dhe “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”. Ndërkohë, më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë. Rreth 50 veteranë të UÇK-së kanë paralajmëruar udhëtimin drejt Holandës për të qenë pranë ish-komandantëve gjatë këtyre ditëve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë mohuar. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Në paraqitjet e tyre para gjykatës, katër ish-krerët kanë deklaruar se lufta e UÇK-së ishte një luftë për çlirimin e Kosovës dhe kanë mbrojtur pafajësinë e tyre. Mbrojtja ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm, ndërsa avokatët kanë kundërshtuar akuzat e prokurorisë, duke argumentuar se ato nuk mbështeten në prova të mjaftueshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights