📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Hamas mak 752x440

Hamasi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar si një mbështetje të drejtpërdrejtë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të braktisë armëpushimin dhe të intensifikojë rrethimin e Gazës.

Në një mesazh për Reuters, zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Kanwa, theksoi se mënyra e vetme për lirimin e pengjeve të mbetura është respektimi i marrëveshjes së armëpushimit dhe kalimi në fazën e dytë të saj. Ai akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes duke vendosur një bllokadë totale në Gaza pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit të shtunën e kaluar.

Marrëveshja, e negociuar me ndërmjetësimin e dërguarve amerikanë, parashikonte një lirimin e pengjeve në faza të ndryshme, ndërkohë që bllokada e re ka shkaktuar alarm për krizën humanitare në enklavën palestineze. Me 2.3 milionë banorë të izoluar dhe furnizimet e ndërprera, ekziston frika për një përkeqësim të gjendjes, me pasojat e mundshme të një urie masive.

Hamasi dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes, por Izraeli insiston që pengjet të lirohen pa kushte përpara çdo diskutimi mbi përfundimin e luftës. Në këtë klimë të tensionuar, ndërhyrja e SHBA-së dhe qasja e administratës Trump mbeten faktorë kyç në zhvillimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights