📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Grenell

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka shpërndarë reagimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm”, shkruan Rama në reagimin e tij, me të cilën është dakordësuar edhe Grenell duke e publikuar edhe në profilin e tij të rrjetit social “X”.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi u nda nga jeta më 16 Mars, vetëm 3 ditë pasi u vizitua nga djali i tij në ambientet e spitalit të Prishtinës.

Që nga Nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights