Policia me anë të një deklarate për mediet sot në 16 maj njofton për një grabitje në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Dyshohet se njëri nga grabitësit ka qenë i pajisur me armë. Autorët janë larguar, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
