📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Call center barrikada
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më 5 tetor dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit për mashtrime me call center. Grupi dyshohet se mashtronin qytetarët europianë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Në total, anëtarët e grupit janë dënuar me mbi 110 vite burgim. Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup kriminal”. Dënimet për 16 të pandehurit për mashtrimin me Call Center B.C 8 vite burg E.C 7 vite e 4 muaj burg G.P 7 vite e 4 muaj burg A.P 6 vite e 8 muaj burg B.Gj 6 vite e 8 muaj burg R.I 6 vite e 8 muaj burg V.A 7 vite e 4 muaj burg E.K 7 vite e 4 muaj burg O.C 6 vite e 8 muaj burg F.B 6 vite e 8 muaj burg H.D 6 vite e 8 muaj burg G.Gj 6 vite e 8 muaj burg Gj.Sh 6 vite e 8 muaj burg A.M 6 vite e 8 muaj burg S.V 6 vite e 8 muaj burg M.Z 6 vite e 8 muaj burg Grupi drejtohej nga ana e B.Ç dhe dyshohet se ka arritur të përvetësojë 4.3 milionë euro në total. Drejtuesi i grupit u la në burg që në mars 2024, menjëherë pasi erdhi nga Dubai në vendin tonë. Në sallën e gjyqit, Çobo deklaroi se nuk është arrestuar në Dubai, por është vetëdorëzuar në polici sapo zbriti nga avioni. “Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë për të më filmuar.” Pre e mashtrimit të këtij grupimi dyshohet se kanë rënë shtetas italianë.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights