1563715741 llalla

Gjykata e Lartë vendos këtë të martë në dhomë këshillimi për ish-Prokurorin e Përrgjithshëm Adriatik Llalla që ka depozituar rekurs mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.

Llalla qëndron në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim të formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave një apartament në Durrës dhe siperfaqe toke në periferi të Tiranës.

Ish kryeprokurori Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 raste.

Po ashtu, në baze të dënimit plotësues, ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights