Screenshot 2025 03 24 at 6.01.07 pm

Mediat greke kanë publikuar momentet kur një 37-vjeçar shqiptar kërcënonte punonjësit e hoteleve me një armë dhe i grabiste ato. Ai operonte në zonat rreth Athinës.

Shqiptari u arrestua pas një hetimi nga policia greke. Zakonisht 37-vjeçari vepronte gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai prezantohej si klient me një kartë identiteti false. https://youtu.be/p8_wVxWwTYU?si=3vZwdNH4iKSWM3wF

Më pas nxirrte armën dhe terrorizonte punonjësit për t’u marrë paratë.

Gjatë arrestimit të tij autoritetet sekuestruan një armë plastike, një kartë identiteti dhe një patentë, të dyja false, një sasi kanabisi dhe 405 Euro cash. https://youtu.be/hWJEnAf8WgQ?si=bFGoPRt4mVXSYHsv

Sipas policisë shqiptari grabiti pesë hotele në Skaramagas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia. Ai ishte në kërkim ndërkohë për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer grabitje të tjera. https://youtu.be/GwS7qe_AtHo?si=pBmckieApNIKVN0_

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights