Kryeministri edi rama 3 1024x577

Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të dorëzojnë zarfet e votimit. Thotë se pavarësisht shifrave në shtete specifike, numri total i pjesëmarrjes së diasporës është i lartë dhe inkurajues.

“Jemi në një situatë ku është vërtet inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim me një sërë vendesh të tjera.

Por si herë e parë duhet te jetë më e lartë besoj unë. Kështu, do t’ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye të të gjithëve me 74%, forca! Janë edhe 24 mijë zarfa të padorëzuar.

Do t’u thosha shqiptarëve të Greqisë që janë më mbrapa të gjithëve, për fajin e konfuzionit që u kurijua në ditët e para nga kompania, forca, forca, forca! Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ua marrin, por kthejini mbrapsht në pikën përkatëse postare të DHL-së.

Nga Gjermania janë 72%, por janë ende 7 mijë të padorëzuar. Bëni një përpjekje të fundit. Amerika shumë mbresëlënëse, 70%, por janë ende mbi 5 mijë pa dorëzuar.

Britania e Madhe, 59% me 7 mijë të padorëzuara ende dhe të tjerat në total kanë një shifër goxha inkurajuese, 88% në total. Rezultojnë të jenë rreth 15 mijë të dorëzuara nga 17 mijë të shpërndara, por janë 1300 e ca që janë ende në duart tuaja që më ndiqni nga larg.”

Duke e cilësuar 11 Majin moment historik, apelon që emigrantët shqiptarë të nxitojnë sepse e Diela është shumë pranë.

“Do ju lutesha shumë të ecim sa më shpejt, është një votë historike, moment historik. Do ishte gjynah që mbasi jeni regjistruar, të mos dorëzoni fletët e votimit.

Në total jemi në 65%, fluksi vijon e rritet, por ditët po shkurtohen. Deri të Premten gjtihçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, forca, forca për Shqipërinë me BE-në!

Për pasaportën europiane, por mbi të gjitha për identitetin europian jo vetëm me zakon se atë e kemi pasur që kur na vuri Zoti këtu, por edhe me ligj e dokumente. Për statusin e ri të qytetarisë të shqiptarëve në botë.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights