Image 122

Koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për t’i vënë në dispozicion një analizë lidhur me parregullsitë me votimin në Greqi.

“Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje.

Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura deri më 6 Maj 2025, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve në orët dhe ditët në vijim”, thuhet në shkresë.

Më poshtë, ka paraqitur një raport me përmbledhjen e të gjitha shkeljeve që pretendohen nga opozitarët.

 

Kerkesa-e-PD-ASHM-per-KQZ

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se për çdo shkelje merren masat e duhura, por deri tani nuk ka ndonjë provë të paraqitur nga subjektet politike. U bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të denoncojnë çdo cenim të procesit të votimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights