Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2 korrik, me 17 vite heqje lirie Erjon Llapushin.
Ai u denua për vrasje me dashje pasi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarierit
Gazment Kurmaku.
Prokuroria e kualifikoi vrasje me dashje dhe kërkoi dënimin me 20 vjet burg.
Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2021, kur konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.
Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.
