📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Images

Çdo vit, më 19 gusht, kremtohet Dita Botërore e Fotografisë për të nderuar artin, mjeshtërinë, shkencën dhe historinë e fotografisë.

Kjo ditë inkurajon fotografët nga e gjithë bota të publikojnë një fotografi të vetme që përmbledh botën e tyre.

Lloji i fotografisë që njohim sot e ka zanafillën në vitin 1839. Në atë kohë, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi për procesin e dagerotipisë. Ndërsa më 19 gusht 1839 qeveria franceze bleu patentën për procesin e dagerotipisë. Qeveria franceze e quajti shpikjen e procesit të dagerotipisë një dhuratë falas për botën.

Procesi i dagerotipisë mundësonte krijimin e një imazhi me detaje të larta mbi një pllakë bakri. Pllaka lyhej me një shtresë të hollë argjendi dhe procesi nuk kërkonte përdorimin e një negativi. Kjo u bë metoda e parë për të përftuar një imazh të përhershëm përmes një kamere.

Më shumë se 40 vjet më vonë, në vitin 1884, George Eastman nga Rochester, Nju-Jork, e përmirësoi procesin e dagerotipisë. Ai e zëvendësoi pllakën e bakrit me një shtresë xhelatine të thatë mbi letër, të cilën e quajti film. Ky shpikje eliminoi nevojën që fotografët të mbanin me vete pllaka të rënda bakri dhe kimikate toksike. Në vitin 1888, Eastman krijoi kamerën Kodak. Kjo shpikje i mundësoi praktikisht kujtdo të bënte fotografi.

Me hovin e madh të fotografisë dixhitale, shumë njerëz nuk përdorin më filma në kamerat e tyre. Megjithatë, disa fotografë preferojnë të përdorin filmin në vend të fotografisë dixhitale.

Kremtimi i parë i Ditës Botërore të Fotografisë u shënua më 19 gusht 2010. Pikërisht në këtë datë, rreth 270 fotografë i shpërndanë fotografitë e tyre në një galeri globale në internet e cila u vizitua nga njerëz prej më shumë se 100 vendeve të botës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights