📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Fba7c08a5d8775a09eeac55ebbc9ea91 696x464

Këngëtari, kantautori dhe shkrimtari i njohur italian Francesco Guccini është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikën dhe kulturën italiane.

Fjalët e tij të fundit të botuara për publikun ishin se “fjalët janë të rëndësishme dhe tingulli i tyre është ai me të cilin kemi mësuar t’i duam gjërat”.

Ky është një fragment nga libri i tij i fundit, “Calde le pere!”, në të cilin punoi deri në ditët e fundit të jetës. Vepra do të botohet pas vdekjes së tij në shtator nga shtëpia botuese Giunti.

Dalja e fundit publike e Guccinit ishte në muajin maj, në manastiret Chiostri di San Pietro në Reggio Emilia, me rastin e ekspozitës “Canterò soltanto il tempo”, e hapur deri më 18 tetor në Spazio Gerra.

Titulli i ekspozitës, i marrë nga një varg i këngës “Il Tema” (1970), përmbledh një nga temat kryesore të krijimtarisë së tij; lidhjen mes fjalës, kujtesës dhe kalimit të kohës.

I njohur nga miqtë dhe bashkëpunëtorët si “Il Maestrone”, Francesco Guccini ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Pavana, i rrethuar nga bashkëshortja Raffaella, vajza Teresa dhe familjarët.

Sipas familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet në ditët në vijim në një atmosferë krejtësisht private, ndërsa në muajin shtator do të organizohet një ceremoni përkujtimore publike në nder të artistit.

Guccini konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kantautorit italian dhe një prej protagonistëve të muzikës së angazhuar, me këngë që kanë shënuar historinë kulturore të Italisë për më shumë se pesë dekada.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights