640 0 dfd 1742901658 640x375

Dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela janë paraqitur ditën e sotme në ambientete e Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se ato do të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë.

Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024.

Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës.

Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.

Por cili ishte shkaku i përplasjes mes tyre?

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.

Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën.

Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights