Gjatë natës, ka rënë zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha në Elbasan. Sipas policisë, ka dëme materiale, ndërsa raportohet se një 69 vjeçare është dëmtuar në këmbë teksa tentonte të dilte nga dhoma.
“Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije Policia