Image 140

Policia ka arrestuar një vajzë të re pas rastit të djeshëm, ku burrë e grua përfunduan në spital me dëmtime.

Uniformat blu njoftuan ditën e sotme se 21-vjeçarja me iniciale A.S u vu në pranga për plagosje të rëndë me dashje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Ajo dhunoi bashkëshortët A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe për motive pronësie. Policia thotë se 65-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja e tij vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Tpla të Hasit. Sipas informacionit fillestarë të policisë, në sherr janë përfshirë edhe familjarë të 21-vjeçares.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights