Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin e RENEA-s, Altin Morina i vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.
Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte një pistoletë pa leje.
Gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares Flojera Davidhi. Ndërkohë që ditën e diel do të zhvillohet seanca në Gjykatën Penalë sa i takon akuzës për armëmbajte pa leje nga ana e Morinës
Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në komunikimet në Sky ECC dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami në lidhje me këtë çështje.