📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
049a385c 2e32 4aaa 8d2b 13f8e992b282 1 696x464

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se reforma administrativo-territoriale ka një dimension të rëndësishëm europian, pasi bashkitë shqiptare duhet të kenë kapacitetet e nevojshme për të zbatuar legjislacionin europian dhe për të përfituar nga fondet e politikës së kohezionit pas anëtarësimit në BE.

Duke folur për reformën, Balla tha se ajo duhet të shoqërohet me transferimin e kompetencave dhe forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, në mënyrë që bashkitë të jenë të përgatitura për të zbatuar legjislacionin europian në nivel vendor.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon reforma të thella, të vështira, ndoshta edhe jo popullore, por janë reforma që duhet t’i bëjmë me çdo kusht”, u shpreh Balla.

“Rreth 70% e legjislacionit evropian zbatohet në nivel vendor, tha Balla.

Në fjalën e tij, Balla iu referua edhe ecurisë së financave vendore, duke deklaruar se shpenzimet vendore janë rritur rreth tre herë krahasuar me vitin 2015, ndërsa të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore janë rritur ndjeshëm.

Ai tha se forcimi i bashkive duhet të përkthehet në më shumë investime dhe shërbime për qytetarët, duke sjellë si shembull nevojën për ndërhyrje në rrugë dhe infrastrukturë në zonat rurale.

Balla theksoi se, pas anëtarësimit në BE, bashkitë shqiptare do të kenë mundësi të aksesojnë mekanizmat e politikës së kohezionit, përfshirë Fondin Europian të Zhvillimit Rajonal, Fondin Social Europian Plus, Fondin e Kohezionit dhe instrumentet për tranzicionin e drejtë.

Balla nënvizoi se këto fonde lidhen me investimet në infrastrukturë, zhvillimin urban, inovacionin, punësimin, arsimin, aftësitë, përfshirjen sociale dhe mbështetjen e territoreve të prekura nga tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër.

“Ne duhet t’i kemi gati bashkitë tona që të konkurrojnë për 514 milionë euro”, tha ai, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe administrative për përgatitjen e projekteve.

“Qytetarët duan punë dhe punë duan fonde. Dhe gjithë kjo bëhet për të garantuar më shumë fonde për bashkitë tona”, deklaroi Balla.

Në vijim, ai argumentoi se reforma synon të krijojë një organizim vendor me kapacitete më të mëdha për të përfituar nga mundësitë e financimit europian dhe për ta bërë anëtarësimin në Bashkimin Europian më të prekshëm për qytetarët në nivel vendor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights