📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Auto 1000 0 Vetingu Gjykata e posacme1778832939

Megjithëse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, kjo vendimmarrje mbetet e paekzekutuar, pasi ai gjendet jashtë shtetit prej afro 4 muajsh e gjysmë. Lidhur me këtë fakt, avokati i ish-ministrit Maksim Sota shpjegoi se i mbrojturi prej tij ka shfaqur probleme shëndetësore që kur gjendej në burg dhe pasi u lirua në muajin dhjetor, ka shkuar jashtë vendit për të marrë trajtim dhe mjekim më të specializuar.

Sota tha se vendimi i Apelit të Posaçëm i është njoftuar Kokës dhe se ai do të kthehet sapo të përfundojë kurimin. Ish-ministri Koka u dënua më 16 prill 2025 nga Shkalla e Parë me 2 vjet burgim për shpërdorim detyre në bashkëpunim në procedurat e aferës së inceneratorit të Tiranës. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e tij për këtë çështje me argumentin se dënimi ishte konsumuar gjatë paraburgimit, por dy vendime të tjera për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit e penguan lirimin e tij.

Koka u lirua në dhjetor nga Gjykata e Durrësit, pasi u vlerësua se i kishte kryer dënimet e dhëna ndaj tij. Gjatë gjykimit në Apel, prokurori kërkoi që të përsëritej pjesërisht gjykimi për Kokën, duke kërkuar rillogaritjen e masës së dënimit. Gjykata e Posaçme e Apelit e pranoi kërkesën e prokurorit dhe vendosi të enjten të prishë pjesën e vendimmarrjes së Shkallës së Parë, lidhur me shuarjen e masës së sigurisë, prej nga duhet që Koka të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights