📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Hydration 1024x559

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë zhvillimin e aktivitetit fizik, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë edhe në shëndetin afatgjatë bën të ditur BBC. Sipas tyre, shmangia e ushtrimeve gjatë vapës ekstreme mund të ulë aktivitetin e përgjithshëm fizik dhe të sjellë pasoja në të ardhmen.

“Ecja, çiklizmi, ushtrimet në ambient të hapur dhe madje edhe rutinat e përditshme bëhen më të lodhshme dhe më pak të rehatshme kur temperaturat janë të larta”, tha Christian García-Witulski, epidemiolog në Universitetin Katolik të Argjentinës.

Ai shton se nëse njerëzit ndalojnë së lëvizuri sa herë që është vapë, kjo mund të rrisë rreziqet shëndetësore në plan afatgjatë.

Sipas një studimi të fundit, rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të çojë në ulje të aktivitetit fizik dhe deri në qindra mijëra vdekje të parakohshme në vit deri në vitin 2050.

Por si mund të qëndrojmë aktivë në mënyrë të sigurt kur temperaturat janë të larta?

Ekspertët thonë se një nga mënyrat më efektive është ushtrimi në orët më të freskëta të ditës.

“Diferenca e temperaturës në hije mund të jetë deri në 12–15°C më e ulët se në diell të drejtpërdrejtë”, shpjegoi Ollie Jay nga Universiteti i Sydney-t.

Lagështia gjithashtu luan rol të rëndësishëm.

“Kur ka më shumë lagështi në ajër, djersitja nuk avullon siç duhet dhe trupi ftohet më pak. Mungesa e ajrosjes e rrit rrezikun e stresit nga nxehtësia”, pohoi Jay.

Në ditët shumë të nxehta, ekspertët rekomandojnë shkurtimin e kohëzgjatjes së ushtrimeve dhe marrjen e më shumë pushimeve.

“Një shëtitje e shkurtër në mëngjes ose ushtrime të lehta në ambiente të brendshme shpesh janë më të sigurta sesa të ruash të njëjtin ritëm”, u shpreh García-Witulski.

“Temperaturat e larta rrisin ngarkesën në trup. Njerëzit lodhen më shpejt, djersiten më shumë dhe mund të ndihen të marramendur”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, gjatë pushimeve është e rëndësishme të qëndrohet në ambiente të freskëta.

“Nëse mund të hyni në një ambient me ajër të kondicionuar, ose të paktën në hije me ujë të ftohtë dhe ventilator, duhet të shfrytëzoni kohën për t’u ftohur”, tha Rebecca Stearns nga Universiteti i Connecticut.

Metodat e ftohjes gjithashtu kanë rëndësi.

“Kur uji aplikohet në lëkurë dhe avullon, ai bën punën e djersitjes për trupin”, shpjegoi Ollie Jay, duke theksuar se kjo ndihmon që trupi të dërgojë më shumë gjak në muskuj.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu “ftohjen paraprake” para aktivitetit fizik.

“Ulja e lehtë e temperaturës së trupit para ushtrimit jep më shumë kohë para se kushtet të bëhen të rrezikshme”, pohoi Stearns.

Një tjetër element i rëndësishëm është përshtatja graduale me nxehtësinë.

“Pas 7 deri në 14 ditësh ushtrimi në vapë, trupi përshtatet, ulet temperatura bazë dhe rritet djersitja”, shpjegoi ajo.

Por, sipas Ollie Jay, nëse nuk e përdor këtë përshtatje, ajo humbet.

Në fund, ekspertët theksojnë se është shumë e rëndësishme të dëgjohen sinjalet e trupit.

“Të dëgjosh trupin dhe të ulësh ritmin është mbrojtja kryesore”, thotë Stearns.

Simptoma si marramendje, të përziera, lodhje apo rrahje të shpejta zemre janë shenja paralajmëruese që kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit dhe ftohje.

“Duhet të ndalojmë së menduari aktivitetin fizik si diçka të ndarë nga klima. Me rritjen e valëve të të nxehtit, njerëzit do të duhet të përshtaten jo vetëm nëse lëvizin, por edhe kur, ku dhe si e bëjnë këtë”, theksoi García-Witulski.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights