Zetor 1024x617

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 77-vjeçar, pasi duke drejtuar zetorin për të cilin nuk kishte një leje drejtimi, aksidentoi rëndë një grua 52 vjeçe.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Metoq. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights