Aksidentii
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Moravë, Berat ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në këtë ngjarje. Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu është bërë i mundur arrestimi i 31-vjeçarit i cili drejtonte automjetin tjetër. “Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights